Ministri i Ministrisë së Zhvillimit Rajonal z. Fikrim Damka shprehi gatishmërinë për bashkëpunimin e MZHR-së me zyrën e CARITAS-it në Kosovë, lidhur me zhvillimin e programeve të përbashkëta që kontribuojnë në zhvillimin socio-ekonomik rajonal duke përkrahur një kategori të bizneseve me projekte zhvillimore dhe të qëndrueshme. Gjithashtu, Drejtori i CARITAS-it në Kosovë z. Gerhard Schaumberger potencoi se CARITAS përmes programeve të veta mbështet edhe iniciativat për zhvillim të bizneseve, në fushat e ndryshme, andaj edhe bashkëpunimi i CARITAS-it me MZHR-në është i një rëndësie të veçantë, në zhvillimin socio-ekonomik në Kosovë