Fjalën përshëndetëse e mori z. Fikrim Damka, Ministër i Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, i cili në mes tjerash potencoi se Ministria e Zhvillimit Rajonal (MZHR) në vazhdën e punës së saj ka arritur progres në aspektin e hartimit të politikave dhe dokumenteve strategjike, sikurse, hartimi dhe miratimi i “Strategjisë për Zhvillim Rajonal 2020-2030” me datë 26.02.2021 nga Qeveria e Republikës së Kosovës, dhe ka filluar e punën për themelimin e grupit punues për hartimin e “Ligjit për Zhvillim Rajonal”. Po ashtu, fjalën e mori edhe kryetari i Komunës së Gjilan-it z. Lutfi Haziri, i cili potencoi se mbështetja e komunave të rajonit Lindje, në kuptimin e rritjes së investimeve në projektet-et ndër-komunale, dhe rajonale, është mirëseardhur nga ana e tyre, dhe se komunat e rajonit Lindje do bëjnë çdo gjë që munden lidhur me përgatitjen e projekteve të cilat kanë impakt zhvillimin socio-ekonomik të balancuar.
Gjithashtu, takimin e përshëndeti edhe zv. Sekretari i MZHR-së z. Besim Kamberaj i cili theksoi se MZHR, marrë parasysh mandatin e saj ligjor ka vazhduar me realizimin e aktiviteteve të shumta në funksion të planifikimit dhe promovimit të zhvillimit rajonal të balancuar, në Kosovë. Po ashtu, një fjalë rasti e morën edhe përfaqësuesit e komunave të rajonit Lindje, të cilët ma tej shprehen gatishmërinë e bashkëpunimit si dhe kërkuan nga MZHR përkrahjen e projekteve që kanë karakter ndër-komunal dhe rajonal, me qëllimin kryesor stimulimin e zhvillimit ekonomik të barabartë.
Ma tej dokumentin Strategjia për Zhvillim Rajonal, para të pranishmeve e shpalosi z. Arbnor Sadiku - Udhëheqës i Divizionit për Integrime Evropiane, në MZHR, i cili potencoi se dokumenti “Strategjia për Zhvillim Rajonal 2020-2030”, pasqyron sfidat, problemet dhe ngecjet në Kosovë, në fushën e zhvillimit rajonal që duhen adresuar me qëllim të nxitjes së politikave të zhvillimit të barabartë ekonomik midis rajoneve zhvillimore ekonomike, të Kosovës.
Në takim mori pjesë edhe z. Agim Zeka udhëheqës i AZHR Lindje, i cili e moderoi takimin me përfaqësuesit e rajonin zhvillimor Lindje