Ministri i Ministrisë së Zhvillimit Rajonal z. Fikrim Damka, sot me datë 15.07.2021 priti në takim znj.Krenare Sogojeva Dermaku- Komisionere në Agjencisë për Informim dhe Privatësi, ku shpreh gatishmëri për bashkëpunim në mes të MZHR-së dhe Agjencisë për Informim dhe Privatësi (IP).
Qëllimi i takimit ishte të ndahen informata të detajuara nga IP rreth obligimeve dhe përgjegjësive ligjore që ka secili institucion publik në zbatimin e Ligjit për Qasje në Dokumente Publike dhe Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.
Ministri z.Damka theksoi se Ministria e Zhvillimit Rajonal është e gatshme për bashkëpunim me IP dhe do të jetë transparente në raport me publikun.
Pjesë e këtij takimi ishte: z.Besim Kamberaj zv.Sekretar i Përgjithshëm i MZHR-së, si dhe përfaqësuesit nga IP z. Jeton Arifi dhe znj.Loreta Salihu.