Në kuadër të vizitave të Ministrit së Zhvillimit Rajonal z.Fikrim Damka në Turqi nga data 08 deri më 12 Shtator 2021, vizitoi komunën e Bursës.
Kryetari i bashkisë Osmangazi z. Mustafa Dündar , mirëpriti në takim Ministrin z.Fikrim Damka dhe znj. Emilija Redzepi - Zëvendëskryeministre, pas një takimi të ngrohtë dhe miqësor vëmendje ju kushtua vendeve historike kulturore me ç’rast vizituan muzeu historik dhe kulturorë në qytetin Bursës - Muzeu Panorama 1326 Bursa Fetih.
Ministri z.Fikrim Damka dhe zëvendëskryeministrja znj. Emilija Redzepi shprehën mirënjohje për kryetarin e Osmangazi z.Mustafa Dündar për mikpritjen dhe informim rreth historisë së Qytetit të Bursës.