Ministri i Zhvillimit Rajonal Fikrim Damka vizitoi Shkollën e Mesme Profesionale Teknik dhe Anatoliane Küçükyalı në Stamboll.
Guvernatori i Maltepe, Zëvendësdrejtori i Arsimit Kombëtar i Stambollit, Drejtori i Arsimit i Maltepe dhe Këshilltari i Arsimit në Kosovë Şerafettin TURAN, së bashku me Ministrin tonë, vizituan shkollën e mesme, laboratorët dhe zona të tjera profesionale që janë në shkollën e mesme.
Shkolla e mesme, e cila ka një qendër R&D në Elektrik dhe Elektronikë, ka projektuar dhe prodhuar pajisjen që pastron ajrin me ozon, ka arritur sukses në prodhimin e produkteve të dezinfektimit dhe pastrimit, në fushën e informatikës kompjuterike, mirëmbajtjen e automjeteve- auto-teknike ,kimi, si dhe ka bërë emër edhe në arsimin profesional.
Sidomos gjatë periudhës së pandemisë, shkolla vazhdoi aktivitetet e saj përfituese si për institucionet publike ashtu edhe për studentët, nga produktet dezinfektuese tek produktet e pastrimit.
Gjatë vizitës, u diskutuan çështjet e zhvillimit të bashkëpunimit midis Shkollës së Mesme Profesionale Teknike dhe Anatoliane Küçükyalı dhe shkollave të mesme në Kosovë.