Republika e Kosovës

Ministria e Zhvillimit Rajonal

SQ EN SR
  • Ballina
  • Ministria
    • Vizioni dhe Misioni
    • Rreth Nesh
    • Ministri
    • Kabineti i Ministrit
    • Zëvendësministrat
    • Sekretari i Përgjithshëm
  • Organizimi
    • Departamenti për Planifikim dhe Koordinim të Zhvillimit Rajonal
    • Departamenti për Performancë dhe Analiza Rajonale
    • Departamenti për Integrime Evropiane dhe Koordinim të Politikave
    • Departamenti i Shërbimeve të Përgjithëshme
    • Divizioni i Auditimit të Brendshëm
    • Divizioni për Komunikim Publik
    • Divizioni i Prokurimit
    • Divizioni Ligjor
    • Divizioni për Buxhet dhe Financa
    • Njësia për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore
    • Organogrami
  • Politika dhe Strategjitë
    • Koncept dokumentet
    • Strategjitë
    • Analizat Socio-Ekonomike
    • Politikat zhvillimore
    • Planet vjetore
    • Raporte Vjetore / Periodike
    • Publikime
    • Programet Zhvillimore
    • Konferenca Ndërkombëtare për Zhvillim Rajonal 2022
    • Plani i Integritetit
  • Legjislacioni
    • Ligjet
    • Udhëzimet Administrative
    • Rregulloret
    • Vendimet
    • Udhëzuesit e brendshëm
    • Memorandumet
  • Rajonet Zhvillimore
    • Rajoni Zhvillimor Qendër
    • Rajoni Zhvillimor Veri
    • Rajoni Zhvillimor Perëndim
    • Rajoni Zhvillimor Jug
    • Rajoni Zhvillimor Juglindje
    • Rajoni Zhvillimor Lindje
    • Rajoni Zhvillimor Jugperëndim
  • Shpallje
    • Ftesa & Njoftime
    • Prokurimi publik
    • Thirrje për propozime
    • Vende pune
    • Pyetje / Përgjigje
  • Lajme
  • Kontakti

Ministri e Zhvillimit Rajonal nga datë 21 – 24 Shtator ka pritur delegacionin e ekspertëve nga Ministria e Industrisë dhe Teknologjisë nga Turqia

Ministri e Zhvillimit Rajonal nga datë 21 – 24 Shtator ka pritur  delegacionin e ekspertëve nga Ministria e  Industrisë dhe Teknologjisë nga Turqia

27 shtator 2021

SHARE
PRINT

Ministria e Zhvillimit Rajonal  ka pritur në vizitë e delegacionin e ekspertëve nga Ministria e  Industrisë dhe Teknologjisë nga Turqia, vizitë e cila zgjati katër (4) ditë,  sipas planit dhe agjendës me  datë 21 Shtator delegacioni fillimisht është pritur nga Ministri i Zhvillimit Rajonal z.Fikrim Damka,  dhe më pas z.Besim Kamberaj - zv.Sekretar i Përgjithshëm i MZHR-së filloi punëtorinë me prezantim  dhe njoftim për misionin dhe objektivat e MZHR-së. 

Dita e parë (1) e punëtorisë vazhdoi punimet nga përfaqësuesit e MZHR-së të cilët para eksperteve Turk bënë prezantime të detajuar që nga hartimi i dokumentacionit, thirrjet, mënyra e aplikimit, kriteret e vlerësimit deri tek implementimi i projekt propozimeve si dhe Strategjinë për Zhvillim Rajonal të Balancuar 2020-2030, pastaj delegacioni turk ka prezantuar Srategjinë për Zhvillim Rajonal në Turqi si dhe planet rajonale, pastan në sesionin tjetër janë prezantuar IPA projektet në fushën e zhvillimit rajonal.

Në ditën e dytë (2) të punëtorisë me datë 22 Shtator, nga Delegacioni Turk u prezantua një pasqyrë e Agjencive të Zhvillimit në Turq si  Struktura, Operacionet dhe Legjislacioni i tyre, Mekanizmat Mbështetës të  Agjencive të Zhvillimit Rajonal dhe të Administratave Zhvillimore Rajonale, Monitorimi dhe Vlerësimit i  Zhvillimit, si dhe Projekti Kërkimor i Sistemeve të Vendbanimeve Urbane dhe Rurale në Turqi. Gjatë kësaj dite present ishte edhe Zv.Ministri i MZHR-së z.Agon Dobruna ku u takua edhe me delegacionin Turk.

Punëtoria në ditën e tretë (3) me datë 23 Shtator vazhdoi punimet dhe diskutimi rreth Agjensioneve për Zhvillim Rajonal në Turqi dhe Kosove, ku prezent ishte z.Cihan Dinçer - Koordinator i Zyrës Koordinuese të Programit të TIKA-së në Prishtinë si dhe përfaqësuesit e pesë (5) AZHR-ve në vend me ç ‘rast shkëmbyen përvoja dhe informacione të ndërsjella, në sesionin e pasditës u vizitua AZHR Qendër.

Në ditën e fundit të qëndrimit me datë 24 Shtator, MZHR se bashku me delegacionin vizituan komunën e Prizrenit, ku realizuan vizitë zyrtare në Drejtorin për Zhvillim dhe Turizëm si dhe vizituan projektet kapitale që mbështet MZHR në bashkëpunim me Komunën e Prizrenit.

Në fund të ditës sipas agjendës përfaqësuesit nga MZHR-së dhe Delegacionin e Eksperteve Turk u priten në takim në Prishtinë nga Ambasadori i Turqisë në Kosovë z. Çağrı Sakar, me të cilin biseduam për forcimin e fushave, si dhe  urat ndërlidhëse të  bashkëpunimit për përmirësimin e shërbimeve në sistemin e  Zhvillimit Rajonal në mes Republikës së Kosovës dhe Turqisë, shkëmbimet reciproke në fushën e zhvillimit socio –ekonomik rajonal në të ardhmen në programe të zhvillimit Rajonal

MZHR dhe Ministria e  Industrisë dhe Teknologjisë Turke, u zotuan për vazhdimin e komunikimit dhe bashkëpunimit, ku në një të ardhme të afërt këtë do ta konkretizojnë me realizimin e aktiviteteve të përbashkëta me interes të zhvillimit rajonal.

Lajme të tjera

Ministri Damka viziton Komunën e Ferizajt Ministri Damka viziton Stacionin e Autobusëve në Mitrovicë Ministri Damka viziton Komunën e Gjakovës Ministri Damka viziton Komunën e Podujevës

Ministria

  • Organizimi
  • Politika dhe Strategjitë
  • Shpallje
  • Lajme
  • Kontakti

Shpalljet

  • Ftesa & Njoftime
  • Prokurimi publik
  • Vende pune

Vegzat

  • Flamuri i Republikës së Kosovës
  • Kushtetuta e Republikës së Kosovës
  • Presidenti i Republikës së Kosovës
  • Kuvendi i Republikës së Kosovës

Adresa

  • Kati: X Ndërtesa ish Rilindja, Prishtinë
  • Tel: +383(0)38 200 64 526
  • arta.maloku@rks-gov.net
  • mzhr.rks-gov.net

© 2025 MZHR | Ministria e Zhvillimit Rajonal

logo