Ministri i Zhvillimit Rajonal z.Fikrim Damka, më datë 30.09.2021 priti në takim Ambasadoren znj.Nancy Soderberg, Drejtore e NDI në Kosovë. Gjatë takimit të përbashkët u diskutuara programet- seminare për të rinjtë, gratë dhe komunitetet jo-shumicë, si dhe programet lidhje me mediat sociale, sigurinë kibernetike dhe sondazhet e opinionit e të rinjve.
Ambasadorja znj.Nancy Soderberg, Drejtore e NDI në Kosovë në takim deklaroi se janë të hapur për bashkëpunim dhe dëshiron të punojnë në projekte të përbashkëta, po ashtu drejtoresha e NDI tërhoqi vëmendjen në nevojën e studimeve të ndryshme si dhe për politikanët e rinj të jenë pjesë në programet dhe seminareve.
Ministri z.Damka falënderoi për vizitën dhe mbështetjen Ambasadoren znj.Soderberg - Drejtore e NDI-së, po ashtu theksoi që bashkëpunimi në të ardhmen në realizimin e projekteve të përbashkëta do të jetë me prioritet.