Ministri i Zhvillimit Rajonal z.Fikrim Damka, me datë 06.10.2021, në kuadër të vizitës së ti në Janjevë vizitoi fabrikën e metalit “Shkrimorja 1”.
Gjatë vizitës së biznesit i cili merret me prodhime dhe përpunim në fushën e metalit konkretisht në prodhimin e kapakëve për puseta, Ministri z.Damka ka parë për së afërmi veprimtarinë e tyre, ai po ashtu, u njoftua rreth problemeve, kërkesave që ky biznes has gjatë aktivitetit në tregun e punës. Më këtë rast ministri z.Damka njoftoi bizneset se MZHR përmes Thirrjeve Publike ofron mundësi të mira për bizneset në vend në avancimin dhe zhvillimin socio - ekonomik të Kosovë.