Me datë 05.11.2021 Ministria e Zhvillimit Rajonal me ftesë nga Zyra për Qeverisje të Mirë/Zyra e Kryeministrit, ka marrë pjesë në tryezën e përbashkët me shoqërinë civile dhe strukturat koordinuese të konsultimeve me publikun në nivel qendror e lokal, në lanësimin e “Kornizës për përmirësimin e zbatimit të standardeve minimale për konsultimet me publikun për periudhën 2021 – 2025”. Nga kjo kornizë janë nxjerrë rekomandime se si institucionet duhet të përmirësojnë zbatimin e standardeve minimale për gjithë përfshirje të publikut në punën e saj.
Në ketë tryezë MZHR u përfaqësuar nga Koordinatorit i MZHR-së për konsultime me publikun, z. Xhevat Sefaj.