Zyrtaret e Ministrisë së Zhvillimit Rajonal kanë realizuar vizitë zyrtare në Turqi, e cila zgjati tri (3) ditë, sipas planit dhe agjendës me datë 08 Nëntor deri me 10 Nëntor 2021 delegacioni i MZHR-së fillimisht është pritur nga z. Mustafa Erdogan - Drejtor Gjeneral dhe përfaqësuesit e Ministrisë së Industrisë dhe Teknologjisë, ku shprehen mirëseardhjen e delegacionit të Kosovës të kryesuar nga z. Besim Kamberaj - zv. Sekretar i Përgjithshëm i MZHR-së, i cili i njoftoi zyrtaret turq lidhur me misionin dhe objektivat e MZHR-së.
Delegacioni nga Ministria e Zhvillimit Rajonal vazhdoi takimin me përfaqësuesit Turk nga Ministria e Industrisë dhe Teknologjisë, ku sekretari i MZHR-së z. Kamberaj prezantoi ma tej hartimin e dokumentacionit, thirrjeve, mënyra e aplikimit, kriteret e vlerësimit deri tek implementimi i projekt propozimeve si dhe miratimin e Strategjisë për Zhvillim Rajonal 2020-2030, pastaj, delegacioni turk ka prezantuar mënyrën, teknikat si dhe projektet që ka fituar Turqia nga Bashkimi Evropian, apo thënë ndryshe fondet IPA në fushën e zhvillimit rajonal.
MZHR dhe Ministria e Industrisë dhe Teknologjisë nga republika e Turqisë, u zotuan për vazhdimin e komunikimit dhe bashkëpunimit, në të ardhmen lidhur me avancimin e bashkëpunimit në interes të zhvillimit rajonal.
Në vizitën zyrtare të realizuar nga delegacioni i Kosovës në Republikën e Turqisë, morën pjesë edhe z. Ergin Bunjaku këshilltar i lartë i ministrit të MZHR-së z. Damka, si dhe zv. Drejtori për Koordinim të Politikave dhe Integrime Evropiane, z. Arbnor Sadiku.