Ministri i Ministrisë së Zhvillimit Rajonal z.Fikrim Damka, po merr pjesë në mbledhjen e dy qeverive: Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Shqipërisë.
Në mbledhjen e dy qeverive, u nënshkruan disa marrëveshje me rëndësi ndër-shtetërore, të cilat kanë impakt edhe në fushën e zhvillimit rajonal që do të mundësojnë që vizionet dhe programet e të dy qeverive, të kenë veprime sa më konkrete .
Në mbledhjen e shtatë të përbashkët të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Shqipërisë, u nënshkruan 13 marrëveshje.
Me këtë rast Ministri z.Damka, po realizon takime me përfaqësues institucional të Republikës së Shqipërisë, me qëllim të krijimit të bashkëpunimit në fushën e zhvillimit rajonal.