Republika e Kosovës

Ministria e Zhvillimit Rajonal

SQ EN SR
  • Ballina
  • Ministria
    • Vizioni dhe Misioni
    • Rreth Nesh
    • Ministri
    • Kabineti i Ministrit
    • Zëvendësministrat
    • Sekretari i Përgjithshëm
  • Organizimi
    • Departamenti për Planifikim dhe Koordinim të Zhvillimit Rajonal
    • Departamenti për Performancë dhe Analiza Rajonale
    • Departamenti për Integrime Evropiane dhe Koordinim të Politikave
    • Departamenti i Shërbimeve të Përgjithëshme
    • Divizioni i Auditimit të Brendshëm
    • Divizioni për Komunikim Publik
    • Divizioni i Prokurimit
    • Divizioni Ligjor
    • Divizioni për Buxhet dhe Financa
    • Njësia për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore
    • Organogrami
  • Politika dhe Strategjitë
    • Koncept dokumentet
    • Strategjitë
    • Analizat Socio-Ekonomike
    • Politikat zhvillimore
    • Planet vjetore
    • Raporte Vjetore / Periodike
    • Publikime
    • Programet Zhvillimore
    • Konferenca Ndërkombëtare për Zhvillim Rajonal 2022
    • Plani i Integritetit
  • Legjislacioni
    • Ligjet
    • Udhëzimet Administrative
    • Rregulloret
    • Vendimet
    • Udhëzuesit e brendshëm
    • Memorandumet
  • Rajonet Zhvillimore
    • Rajoni Zhvillimor Qendër
    • Rajoni Zhvillimor Veri
    • Rajoni Zhvillimor Perëndim
    • Rajoni Zhvillimor Jug
    • Rajoni Zhvillimor Juglindje
    • Rajoni Zhvillimor Lindje
    • Rajoni Zhvillimor Jugperëndim
  • Shpallje
    • Ftesa & Njoftime
    • Prokurimi publik
    • Thirrje për propozime
    • Vende pune
    • Pyetje / Përgjigje
  • Lajme
  • Kontakti

Ministria e Zhvillimit Rajonal (MZHR) me mbështetjen të Institutit Kosovar për Qeverisje lokale (KLGI) realizojë takimin me temë “Të arriturat, orientimet strategjike dhe sfidat në fushën e zhvillimit rajonal të balancuar në Kosovë”

Ministria e Zhvillimit Rajonal (MZHR) me mbështetjen të Institutit Kosovar për Qeverisje lokale (KLGI) realizojë takimin me temë “Të arriturat, orientimet strategjike dhe sfidat në fushën e zhvillimit rajonal të balancuar në Kosovë”

17 dhjetor 2021

SHARE
PRINT

Sot më datë 17 Dhjetor 2021, u mbajt takimi përmbledhës për vitin 2021  nga Ministria  Zhvillimit Rajonal (MZHR) me mbështetjen e Instituti Kosovar për Qeverisje lokale (KLGI). Temë e realizimit të këtij takimi ishte “Të arriturat, orientimet strategjike dhe sfidat në fushën e zhvillimit rajonal të balancuar”.

Pjesëmarrës në takim ishin: Përfaqësues të ministrive të linjës, Agjencia e Statistikave të Kosovës, Asociacioni i komunave të Kosovës dhe kryetarët e komunave: Prizren, Ferizaj, Gjilan, Pejë dhe Gjakovë. Gjithashtu, të ftuar dhe pjesëmarrës në takim ishin: përfaqësues të organizatave partnere ndërkombëtare: USAID, UNICEF, CARITAS, GIZ, BERZH, OTKT, si dhe përfaqësues të organizatave partnere vendore: pesë (5) agjencionet zhvillimore rajonale (AZHR-të), Oda Ekonomike e Kosovës dhe Klubi i Prodhuesve. Për shkak të masave në fuqi për luftimin e pandemisë covid 19, numri i pjesëmarrësve ishte i limituar.

Takimin e hapi Ministri i Zhvillimit Rajonal z.Fikrim Damka, i cili përshëndeti të gjithë të pranishmit si dhe theksoi që Viti 2021 ishte vit i suksesshëm për Ministrinë e Zhvillimit Rajonal. Gjatë këtij viti, kemi arriturtë përgatisim orientimet tona strategjike dhe hartojmë e publikojmë politika me ndikim në zhvillimin rajonal të balancuar në Kosovë. Aprovimi i Strategjisë për Zhvillim Rajonal 2020 – 2030 nga Qeveria e Republikës së Kosovës, na ka siguruar një bazë shumë të mirë për planifikim dhe zhvillim të fushës së zhvillimit rajonal në vitet e ardhshme. Si rezultat i kësaj, këtë vit kemi finalizuar edhe Draft – Ligjin për Zhvillim Rajonal, i cili është në konsultim publik dhe i cili besojmë se shpejt do të aprovohet nga Qeveria e Republikës së Kosovës. Kemi zhvilluar dhe implementuar programe që kanë pasur impakt të drejtpërdrejtë në zhvillimin socio – ekonomik rajonal, përmes përkrahjes së 16 komunave për avancimin e infrastrukturës publike dhe stimulimit të zhvillimit ekonomik. Kemi dhënë një përkrahje të konsiderueshme ndaj bizneseve, përmes granteve, ku kemi arritur sado pak që të ju dalim në ndihmë edhe në këtë kohë të vështirë në të cilën gjendemi me pandeminë covid 19. Implementimi i këtyre programeve, ka ndikuar në zgjerimin e kapaciteteve të tyre dhe rritjen e eksportit në raport me importin. Vetëm këtë vit, nga Programi i rregullt për Zhvillim Rajonal të Balancuar dhe Programi për Rimëkëmbje Ekonomike, janë përkrahur 136 projekte të bizneseve dhe si rezultat i kësaj, janë krijuar edhe 387 vende të reja të punës. Kemi përkrahur 32 projekte të organizatave të shoqërisë civile, dhe kemi bashkëpunuar gjatë gjithë vitit me OSHC-të, ku përfaqësuesit e tyre i kemi përfshi në procese konsultative lidhur me hartimin e politikave, si dhe me qëllim të rritjes së transparencës dhe profesionalizimit, të njëjtit i kemi përfshi edhe në proceset e vlerësimit të projekt – propozimeve të bizneseve dhe OSHC-ve.

Ministria e Zhvillimit Rajonal, gjatë gjithë vitit ka bashkëpunuar me të gjitha Ministritë e linjës dhe Agjencinë e Statistikave të Kosovës, lidhur me mbledhjen dhe raportimin e të dhënave që i përkasin investimeve të ministrive të linjës në rajonet zhvillimore.Gjithashtu, bashkëpunimi me komuna dhe agjencionet zhvillimore rajonale, ka qenë i vazhdueshëm. Bashkëpunimi me partnerë strategjik dhe rezultatet e arritura bashkërisht, nxënë vend të veçantë në punën dhe sukseset e MZHR-së të arritura në vitin 2021. Falënderojmë: BERZH-in, USAID-in, GIZ-in, UNICEF-in, CARITAS-in dhe partnerët tjerë. Vlen të theksohetmemorandumi i bashkëpunimit i arritur me CARITASIN Zviceran, për realizimin e dy (2) projekteve shumë të dobishme dhe që do të kenë ndikim në avancimin e zhvillimit socio – ekonomik të gjitha rajoneve zhvillimorë ne Kosovë.

Të pranishmit i përshëndeti edhe z.Valmir Gashi -Drejtori Ekzekutiv i Institutit KLGI, i cili në  emër të KLGI-së paraqiti vullnetin  dhe gatishmërinë e vazhdimit të bashkëpunimit me MZHR-në si dhe theksoi që duke nxitur zhvillimin e barabartë në të gjitha rajonet zhvillimore; në rritjen e konkurrueshmërisë së ekonomisë rajonale dhe punësimin, duke mbështetur zhvillimin rajonal të balancuar dhe lokal; në rritjen e efikasitetit të planifikimit strategjik në funksion të zhvillimit rajonal.

Ndërkaq, kryetarët e komunave mirëpritën një takim të tillë, duke theksuar se do të angazhohen dhe bashkëpunojnë me MZHR-në, në hartimin e politikave që kontribuojnë në zhvillim socio-ekonomik të vendit, si dhe në realizimin e projekteve me impakt rajonal.

Në fund, u mbajt një prezantim nga z. Besim Kamberaj – Sekretar i përgjithshëm i MZHR-së beri prezantimin e të arriturat në fushën e zhvillimit rajonal gjatë vitit 2021, orientimet strategjike dhe planet për vitin 2022, si dhe citoi që këtë vit kemi pasur edhe vështirësi dhe sfida të mëdha, ku kryesorja ishte ballafaqimi me pandeminë covid 19. Në vitin 2022, do të punojmë në kompletimin e pakos ligjore për zhvillim rajonal. Do të krijojmë sistem efikas të monitorimit të zhvillimit socio – ekonomik rajonal të balancuar për të matur performancën rajonale. Synim strategjik, kemi edhe pjesëmarrjen dhe anëtarësimin në nisma rajonal.

 

Takimi u përmbyll, duke arritur një dakordim për bashkëpunim nga të gjithë akterët në vitin 2022, me qëllim të eleminimit të pa’barazive rajonale dhe avancimit të zhvillimit të balancuar socio – ekonomik ndërmjet rajoneve në Kosovë

Lajme të tjera

Ministri Damka viziton Komunën e Ferizajt Ministri Damka viziton Stacionin e Autobusëve në Mitrovicë Ministri Damka viziton Komunën e Gjakovës Ministri Damka viziton Komunën e Podujevës

Ministria

  • Organizimi
  • Politika dhe Strategjitë
  • Shpallje
  • Lajme
  • Kontakti

Shpalljet

  • Ftesa & Njoftime
  • Prokurimi publik
  • Vende pune

Vegzat

  • Flamuri i Republikës së Kosovës
  • Kushtetuta e Republikës së Kosovës
  • Presidenti i Republikës së Kosovës
  • Kuvendi i Republikës së Kosovës

Adresa

  • Kati: X Ndërtesa ish Rilindja, Prishtinë
  • Tel: +383(0)38 200 64 526
  • arta.maloku@rks-gov.net
  • mzhr.rks-gov.net

© 2025 MZHR | Ministria e Zhvillimit Rajonal

logo