Zëvendësministri i Ministrisë së Zhvillimit Rajonal z. Agon Dobruna, takon Ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Kosovë z. Qemal Minxhozi.
Në takim, morën pjesë edhe bashkëpunëtor nga të dyja palët, të z. Dobruna dhe të z. Minxhozi. Z. Dobruna, e njoftojë Ambasadorin Minxhozi për të arriturat e Ministrisë në fushën e zhvillimit rajonal, sfidat dhe orientimet strategjike të saj për vitet e ardhshme. Në këtë kuptim, Zëvendësministri Dobruna e njoftojë Ambasadorin Minxhozi edhe për konferencën ndërkombëtare të cilin do ta organizojë MZHR në vitin 2022, ku pjesëmarrëse do të jetë edhe Republika e Shqipërisë. Prandaj, për këtë aktivitet, Z. Dobruna i kërkojë bashkëpunim z. Minxhozi, lidhur me organizimin dhe procedimin e ftesave dhe komunikimeve tjera përmes ambasadës tek përfaqësuesit kompetent të zhvillimit rajonal të Republikës së Shqipërisë. Ambasadori Minxhozi, e mirëpriti këtë takim, duke e vlerësuar lartë të arriturat e Ministrisë dhe planin e saj për organizimin e një konference të përmasave të tilla në fushën e zhvillimit rajonal.
Z. Minxhozi, i ofrojë z. Dobruna vullnetin dhe gatishmërinë e tij për bashkëpunim me MZHR-në lidhur me organizimin e kësaj konference dhe për realizimin edhe të aktiviteteve tjera të bashkëpunimit në të ardhmen. Në fund, palët u pajtuan që të vazhdojnë komunikimin dhe bashkëpunimin në të gjitha fushat me ndikim në avancimin e zhvillimit socio – ekonomik rajoanal të balancuar në Kosovë.