Ministri i MZHR-së z.Fikrim Damka, sot më datë 10 Janar 2022 priti në takim zëvendësministrin e Kulturës dhe Turizmit të Republikës së Turqisë z. Ahmet Misbah Demircan.
Ministri z.Fikrim Damka falënderoj z. Misbah Demircan për vizitën dhe përkrahjen që Republika e Turqisë ka ofruar dhe ofron për Republikën e Kosovës.
Ministri z.Damka e njoftoi për së afërmi z. Misbah Demircan për punën e MZHR-së, programet dhe prioritetet si dhe shprehi gatishmëri për vazhdimin e bashkëpunimit me Republikën e Turqisë po në theks të veçantë Ministri kërkoi mbështetje për gjeneratën e re.
Në fund të takimit, i cili u zhvillua në një atmosferë miqësore, u shpërnda një pllakë e përbashkët.