Ministrin i Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, z. Fikrim Damka sot më datë 18.01.2022 vizitoi komunën e Malishevës ku është pritur nga kryetari z. Ekrem Kastrati me stafin e tij me të cilin ka biseduar për bashkëpunimin e mundshëm në realizim e projekteve të përbashkëta në mes të komunës së Malishevës dhe Ministrisë së Zhvillimit Rajonal.
Ministri z.Fikrim Damka njoftoi Kryetarin z. Ekrem Kastrati që MZHR përmes Skemën e Garanteve – PZHR, me projekte kapitale përkrah komunat në zhvillimin rajonal të balancuar.
Ministri z.Damka dhe kryetari z.Kastrati shprehen gatishmëri që të vazhdojë komunikimi për bashkëpunim mes MZHR-së dhe komunës së Malishevës në të ardhmen për programet që lanson MZHR.
Ministri z.Fikrim Damka gjatë vizitës u shoqërua z.Ercan Şilik– Këshilltari i Ministrit, z. Ylber Çitaku– zv. Drejtor i DZHR-së dhe znj. Arta Maloku – Udhëheqëse e DKP-së.