Sot më datë 20.01.2022, Ministri i Zhvillimit Rajonal z.Fikrim Damka priti në kabinetin e tij z. Slaviša Mladenović – Komisioner për gjuhë në zyrën e Kryeministrit.
Qëllimi i takimit ishte pranimi Mirënjohjes nga Zyra e Komisionerit për gjuhë në kuadër të zyrës së Kryeministrit, Mirënjohje kjo që MZHR pranon për praktikën e mirë të punës në respektimin e Ligjit nr.02/L-37 për respektimin e të drejtave gjuhësore në Kosovë.
Me këtë rast, komisioneri z. Mladenović falënderoi Ministrin e MZHR-së z.Fikrim Damka, z.Besim Kamberaj – zv.Sekretar i Përgjithshëm si dhe znj.Arta Maloku – Udhëheqësen e DKP-së, që aktivitetet e ministrisë i paraqesin me konsistencë të vazhdueshme në ofrimin e shërbimeve dhe informatave për qytetarët e sajë duke respektuar gjuhët zyrtare.
Ministri i MZHR-së z.Damka u shpreh i kënaqur për vlerësimin nga ZGJK in dhe u zotua që në vazhdimësi praktikën e zbatimit.