Ministri i Ministrisë së Zhvillimit Rajonal z. Fikrim Damka sot më datë 21.01.2022 vizitoi komunën e Junikut ku është pritur nga kryetari z.Ruzhdi Shehu me stafin e tij, me të cilin ka biseduar për bashkëpunimin e mundshëm në realizim e projekteve të përbashkëta në mes të komunës së Junikut dhe Ministrisë së Zhvillimit Rajonal.
Temë e takimit ishte informimi lidhur me lansimin e Skemës së Garantëve -Programi i Zhvillimit Rajonal – Projektet Kapitale, që ka për qëllim të kontribuojë në krijimin e kushteve për zhvillimin socio-ekonomik rajonal në të gjitha rajonet ekonomike të Kosovës.
Ministri z.Damka njoftoi më hollësisht Kryetarin si dhe Drejtorët e Drejtorive për Skemën në fjalë, njëkohësisht të njëjtit u inkurajuan që Komuna e tyre të aplikojë në MZHR me projekte konkrete kapitale.
Ministri z.Fikrim Damka gjatë vizitës u shoqërua nga z.Besim Kamberaj – zv. Sekretar i Përgjithshëm, z.Ercan Şilik– Këshilltari i Ministrit, z. Ylber Çitaku– zv. Drejtor i DZHR-së dhe znj. Arta Maloku – Udhëheqëse e DKP-së.