Zëvendësministri i Ministrisë së Zhvillimit Rajonal z. Agon Dobruna, në vazhdën e realizimit të takimeve me ambasadorë të shteteve të Ballkanit perëndimor në Kosovë, takoj sot më datë 25 Janar 2022 Ambasadoren e Republikës së Sllovenisë në Kosovë znj. Minca Benedejcic
Në takim bashkë me Zëvendësministrin Dobruna, morën pjesë edhe z. Ergin Bunjaku, Këshilltar i Lartë i Ministrit të Zhvillimit Rajonal z. Fikrim Damka dhe znj.Vjendita Avdiu - Musliu, zv.Drejtoreshë i Departamentit për Planifikim dhe Analiza Socio Ekonomike Rajonale.
Zëvendësministri Dobruna dhe Ambasadorja Benedejcic, diskutuan një mori të temave që ndërlidhen me fushën e zhvillimit rajonal të balancuar në Kosovë. Në këtë kontekst, Zëvendësministri Dobruna e njoftojë Ambasadorën Benedejcic për mandatin e Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, të arriturat e vitit 2021 dhe planet për vitin 2022. Njëra prej temave të prezantuara nga Zëvendësministri Dobruna që ndërlidhej me vitin 2022, ishte edhe organizimi i konferencës ndërkombëtare në fushën e zhvillimit rajonal të cilin MZHR do ta realizojë me 24 – 25 mars 2022, ku e ftuar do të jetë edhe Republika e Sllovenisë. Për këtë aktivitet, z. Dobruna i kërkojë bashkëpunim znj. Barišić, për organizimin dhe procedimin e ftesave dhe komunikimeve tjera përmes Ambasadës tek përfaqësuesit kompetent të zhvillimit rajonal të Republikës së Sllovenisë.
Pas prezantimit të qëllimit të takimit dhe temave me interes për të dyja palët, Ambasadorja Benedejcic, e mirëpriti dhe e vlerësojë pozitivisht organizimin e një konference ndërkombëtare në fushën e zhvillimit rajonal, duke theksuar se Sllovenia ka mjaftë të arritura në këtë fushë dhe ka çka të prezantojë në konferencë. Ndërsa, lidhur me organizimin e konferencës dhe realizimin e komunikimeve me përfaqësuesit e Republikës së Sllovenisë , znj. Benedejcic ofrojë gatishmërinë dhe vullnetin e saj për bashkëpunim.
Përfundimisht, marr për bazë të gjitha temat e diskutuara dhe vullnetin e palëve për bashkëpunim, palët u dakorduan të realizojnë edhe takime dhe komunikime tjera në të ardhmen e afërt.