Në kuadër të vizitave nëpër komuna, Ministri i Zhvillimit Rajonal (MZHR-së) z.Fikrim Damka sot me datë 02.02.2022 realizoj takim pune me Kryetarin e komunës së Vitisë z. Sokol Halit.
Qëllimi i realizimit të takimit ishte informimi dhe bisedimi për projekt propozimet që kanë për qëllim të kontribuojë në krijimin e kushteve për zhvillimin e ekonomik rajonal që janë të qëndrueshme dhe promovojnë zhvillimin socio-ekonomik rajonal të balancuar.
Në këtë takim Kryetari i Komunës z. Sokol Haliti dhe Drejtorët e Drejtorive përkatëse u informuan për Skemën e Garantëve -Programi i Zhvillimit Rajonal, njëkohësisht të njëjtit u inkurajuan që Komuna e tyre të aplikojnë me projekte - propozime konkrete kapitale që ndikojnë në zhvillimin socio-ekonomik rajonal.
Ministri z. Fikrim Damka gjatë vizitës u shoqërua nga z.Besim Kambjeraj – zv.Sekretar i Përgjithshëm, z.Ercan Şilik– Këshilltari i Ministrit, z. Ylber Çitaku – zv. Drejtor i DZHR-së dhe znj. Arta Maloku – Udhëheqëse e DKP-së.