Ministri i Zhvillimit Rajonal (MZHR-së) z.Fikrim Damka sot me datë 10.02.2022 realizoj takim pune me Kryetarin e komunës së Podujevës z. Shpejtim Bulliqi.
Vizita kishte për qëllim informimi dhe bisedimi për projekt propozimet që kanë për qëllim të kontribuojë në krijimin e kushteve për zhvillimin e ekonomik rajonal që janë të qëndrueshme dhe promovojnë zhvillimin socio-ekonomik të balancuar.
Në këtë takim Kryetari i Komunës z. Bulliqi si dhe Drejtorët e Drejtorive përkatëse u informuan nga Ministri z. Damka për Skemën e Garantëve -Programi i Zhvillimit Rajonal, njëkohësisht të njëjtit u inkurajuan që Komuna e tyre të aplikojnë me projekte - propozime konkrete kapitale që ndikojnë në zhvillimin socio-ekonomik rajonal.
Kryetari i Komunës së Podujevës, z.Shpejtim Bulliqi, e ka falënderuar ministrin z.Damka, për investimet në projektet e përbashkëta në mes të MZHR- së dhe komunës së Podujevës si dhe mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit dhe në të ardhmen.
Ministri z. Fikrim Damka gjatë vizitës u shoqërua nga z.Besim Kambjeraj – zv.Sekretar i Përgjithshëm, Ercan Şilik – Keshilltari i Ministri, z. Ylber Çitaku – zv. Drejtor i DZHR-së dhe znj. Arta Maloku – Udhëheqëse e DKP-së.