Ministri i Zhvillimit Rajonal z.Fikrim Damka, sot më datë 14.02.2022 priti në takim ambasadorin e Malit të Zi në Kosovë z. Mirsad Bibović.
Në këtë takim u diskutuan një mori të temave dhe mundësive për bashkëpunim Kosovë – Mali i Zi, në fushën e zhvillimit rajonal të balancuar. Ministri z.Damka e njoftoi Ambasadorin Bibović, lidhur me organizimin e konferencës ndërkombëtare në fushën e zhvillimit rajonal të cilin MZHR do ta realizojë në muajin Mars 2022.
Ministri gjatë takimit me Ambasadorin prezantoi punën e Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, Ligjin për Zhvillim Rajonal, analizat – socio ekonomike si dhe Strategjinë për zhvillim rajonal.
Ambasadori z.Bibović, e mirëpriti dhe e vlerësojë lartë planin e MZHR-së për organizimin e një konference ndërkombëtare në fushën e zhvillimit rajonal, i cili konfirmoi pjesëmarrjen e Malit të Zi në konferencën ndërkombëtare të organizuar nga MZHR.
Palët u pajtuan që të vazhdojnë komunikimin lidhur me konkretizimin dhe realizimin e aktiviteteve konkrete në të ardhmen.