Ministri i Zhvillimit Rajonal z.Fikrim Damka , më datë 15.02.2022 priti në takim Shefin e zyres së BE-së në Kosovë z. Tomáš Szunyog si dhe përfaqësues tjerë nga zyra e BE-së. Në këtë takim u diskutuan një mori temash dhe mundësive për bashkëpunim dhe përkrahje në fushën e zhvillimit rajonal të balancuar. Ministri z.Damka e njoftoi z.Szunyog me proceset e avancimit të politikava strategjike që ka implementuar Ministria e Zhvillimit Rajonal, draft ligjin për zhvillim rajonal i cili pritet të procedohet në Kuvendin e Kosovës, bashkëpunimet e ndryshme me donator dhe iniciativat e Ministrisë për të pasë mundësinë të jetë pjesë e programeve transnacionale. Gjithashtu vëmendje iu kushtua Konferencës Ndërkombëtare në fushën e zhvillimit rajonal të cilin MZHR do ta realizojë në muajin 24-25 Mars 2022 ku dhanë teja sa I përket shteteve pjemarrësve, agjendes si dhe u kërkuar nga Zyra e BE-së mbështetja për të Organizuar një konferencë të tillë e para e cila ka për qëllim promovimin e zhvillimit rajonal si dhe ndarjen e praktikave më të mira nga shtetet e Balkkanit Perëndimor dhe vendet e BE-së.
Bashkëbisedimi vijoj me një fjalim mbështetës nga z. Tomáš Szunyog I cili mirëpriti dhe përgëzoj Ministrinë për punen, të arritura si dhe procesin e hartimit të projektligjit për zhvillim rajonal duke shpresuar një miratim të shpjetë në Kuvendin e Kosovës.Gjithashtu z. Szunyog vlerësojë punen e MZHR-së për organizimin e një konference ndërkombëtare në fushën e zhvillimit rajonal si dhe shprehi gadishmërinë e tijë për mbështetje në ekpertizë teknike për të cuar edhe më tejë proceset e zhvillimit rajonal.
Palët u pajtuan që të vazhdojnë komunikimin lidhur me konkretizimin dhe realizimin e aktiviteteve konkrete në të ardhmen.