Ministri i Zhvillimit Rajonal z.Fikrim Damka, sot më datë 22.02.2022 ka pritur në takim Kryetaren e Komunës së Preshevës znj.Ardita Sinani.
Qëllimi i takimit ishte diskutimi për bashkëpunimin në mes të MZHR-së dhe Komunës së Preshevës, në veçanti për qytetarët e atij rajoni që jetojnë në Kosovë.
Në këtë takim u diskutuan një mori temash dhe mundësive për bashkëpunim dhe përkrahje në fushën e zhvillimit rajonal të balancuar. Ministri z.Damka u informuan nga Kryetarja znj.Sinani mbi situatën politike, ekonomike dhe sociale në Luginën e Preshevës, po ashtu Ministri z.Damka e njoftoi Kryetaren lidhur me proceset e avancimit të politikave strategjike që ka implementuar Ministria e Zhvillimit Rajonal.
Palët në takim u dakorduan që të ketë një koordinim dhe bashkëpunim në të ardhmen për investime më konkrete dhe realizimin e aktiviteteve të përbashkëta në të ardhmen.
Në këtë takim mori pjesë z.Enis Kervan – Deputet në Parlamentin e Kosovës.