Znj. Refike Sulçevsi, Drejtoreshë e Departamentit për Koordinim të Politikave dhe Integrime Evropiane në MZHR, priti me stafin e vet në takim me datë 01.03.2022. Drejtorin e organizatës Un-habitat Omar Saddique me bashkëpunëtor.
Në takimin e mbajtur sot midis MZHR-së dhe UN-habitatit u potencuan mundësitë e bashkëpunimit në të ardhmen për programet e MZHR-së me theks të veçantë programet e përkrahjes së bizneseve dhe programet e përkrahjes së Organizatave të Shoqërisë Civile me qëllim të futjes së komponentës mjedisore nga projektet përfituese nga MZHR.
Vlen të theksohet se kjo iniciativë do të vazhdoj të rritet edhe ma tej gjatë vitit 2022 në takimin e radhës që do të zhvillohet midis dyja palëve, përmes bashkëpunimit të MZHR-së dhe UN-habitat, me mundësi të mëdha për rrjetëzim aktivitetesh midis dyja palëve në të ardhmen.