Ministri i Zhvillimit Rajonal z.Fikrim Damka së bashku me zv.Sekretarin e Përgjithshëm z.Besim Kamberaj dhe me delegacionin nga Kosova, në kuadër të vizitave zyrtare vizitoi edhe Ambasadën e Republikës së Kosovës në Sofje ku u prit nga z.Deflin Pllana - Ambasador.
Në takim u diskutuan për hapat që do të ndërmerren në fushën e zhvillimit rajonal për të avansuar bashkëpunimin e MZHR-së me Ministrinë e Zhvillimit Rajonal dhe Punëve Publike në Bullgari dhe koordinimit të aktiviteteve me Ambasadën e Kosovës në Bullgari.