Ministri i Zhvillimit Rajonal z.Fikrim Damka sot më datë 07 Mars 2022, realizoi vizitë zyrtare në Zagreb, ku u takua me Ministrin për Zhvillim Rajonal dhe Fondet e Bashkimit Evropian në Republikën e Kroacisë në Republikën e Kroacisë znj.Natasha Tramishak.
Qëllimi i takimit ishte zgjerimi i bashkëpunimit në fushën e zhvillimit rajonal, shkëmbimin e përvojave si dhe përgatitjen e programeve për qasje në fondet e BE-së me theks të veçantë programet transnacionale.
Ministri z.Damka falënderoi homologen e tije në Kroaci znj. Tramishak për mirëpritjen, ku theksoi që arsyeja e vizitës së sotme përveç bashkëpunimit dhe dakordimit për një memorandum të bashkëpunimit në një të ardhme të afërt i cili do të nënshkruhet në mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Kroacisë në fushën e Zhvillimit Rajonal është edhe mundësia e pjesëmarrjes së Ministrisë së Zhvillimit Rajonal dhe Fondet e Bashkimit Evropian të Kroacisë në Konferencën për Zhvillim Rajonal e cila organizohet nga MZHR në Prishtinë në datat 24-25 Mars 2022.
Znj. Natasha Tramishak po ashtu falënderoi homologun z.Fikrim Damka e cila shprehi gatishmërinë për bashkëpunim me qëllim të avancimit të zhvillimit socio-ekonomik ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Kroacisë.
Në takimin e përbashkët në mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Kroacisë mori pjesë edhe z. Martin Berisha – Ambasador i Kosovës në Zagreb, i cili mbështeti takimin dhe bashkëpunimin institucional në mes palëve dhe ofroi mbështetjen e tij për koordinimin dhe shkëmbimin e përvojave në fushën e Zhvillimit Rajonal
Takimi vazhdoi me bashkëbisedimi në mes dy shteteve me diskutimin dhe shkëmbimin e përvojave në fushën e Zhvillimit Rajonal, shkëmbimi i përvojave dhe mbështetja e Kroacisë në programet transnacionale në kuadër të bashkëpunimit territorial të BE-së, si dhe çështje të tjera me interes të përbashkët.
Ministri z.Damka vizitën zyrtare e realizoi i shoqëruar nga z. Martin Berisha – Ambasador i Kosovës ne Kroaci, z.Agon Dobruna - zëvendës ministër, znj.Vjendita Avdiu – Musliu - Drejtoreshë e Departamentit për Planifikim dhe Analiza Socio-Ekonomike, z.Ergin Bunjaku-Këshilltar i Lartë Politik i Ministrit.