z.Fikrim Damka Ministër i Zhvillimit Rajonal së bashku më delegacionin nga Republika e Kosovës sot më datë 08.03.2022 realizuan takim me znj. Ermina Lekaj Prljaskaj, përfaqësuese e komuniteteve joshumicë në Kuvendin e Kroacisë
Ministri Damka dhe delegacioni i tij, të cilët vizituan Kuvendin e Kroacisë, falënderuan deputeten për mirëpritjen, Ministri theksoi se vizita ka për qëllim të arrihet një marrëveshje për zhvillimin dhe bashkëpunim në mes dy shteteve dhe një marrëveshje bashkëpunimi që do të nënshkruhet në të ardhmen e afërt ndërmjet Kosovës dhe Kroacisë.
Ministrja Damka ftoi deputetët e Kuvendit të Kroacisë që të marrin pjesë në Konferencën Ndërkombëtare për Zhvillimin Rajonal, e cila do të mbahet për herë të parë në Prishtinë në periudhën 24-25 mars 2022.
Ministri z.Damka vizitën zyrtare e realizoi i shoqëruar nga z.Agon Dobruna - zëvendës ministër, znj.Vjendita Avdiu – Musliu - Drejtoreshë e Departamentit për Planifikim dhe Analiza Socio-Ekonomike, z.Ergin Bunjaku-Këshilltar i Lartë Politik i Ministrit.