Në takimin e tyre, ministri z. Çavuşoğlu shprehu kënaqësinë e tij për forcimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit tonë dypalësh; Ai tha se përkrahja e tyre për Kosovën do të rritet dhe Republika e Turqisë do të jetë gjithmonë pranë tyre.
Ministri z. Damka e informoi ministrin z. Çavuşoğlu se është mirënjohës për mbështetjen e dhënë nga Republika e Turqisë dhe se ata do të vazhdojnë të punojnë për të siguruar që marrëdhëniet tona të shkëlqyera të vazhdojnë dhe të fuqizohen më shumë.
Në takim u theksua se pjesëmarrja e përfaqësuesve të nivelit të lartë nga Kosova në forumin #AntaliaDiplomacy kontribuon në imazhin rajonal dhe ndërkombëtar të Kosovës dhe se beson se kjo pjesëmarrje do të sjellë zhvillime pozitive për Republikën e Kosovës.
Në takim mori pjesë edhe shefi i kabinetit te ministrit të MZHR-së z. Yıldıray Bayram.
#MEET4DIPLOMACY #RikordingiDiplomacy #ThinkTogetherActTogether