Më datë 15 Mars 2022 , Ministria e Zhvillimit Rajonal në bashkëpunim CARITAS-in Zviceran në Kosovë , lansuan projektet “Ndikimi i Rinisë në Mjedis – YENI” dhe “Veprimi i Komunave për Riintegrim dhe Diasporë – MARDI” në një ceremoni të organizuar nga CARITAS-i Zviceran.
Ceremoninë e hapi drejtoresha e Programit të CARITAS -it Zviceran, znj. Karin Mathis, e cila e vlerësoi bashkëpunimin me Qeverinë e Kosovës dhe ministritë e linjës dhe me krenari njoftoi se përmes zbatimit të projektit Ndikimi i Rinisë në Mjedis është angazhuar në çështjet e mjedisit dhe ndryshimeve klimatike në Kosovë në një funksion udhëheqës në arsim, ndërsa në projektin MARDI, Caritas-i Zviceran së bashku me partnerin GERMIN do të përdorin qasje për t'u angazhuar me diasporën dhe për të tërhequr investime të huaja nëpërmjet qasjes së barazisë 1+1 (PPP).
Ministri i Zhvillimit Rajonal z.Fikrim Damka e hapi ceremonin me nje fjalë rasiti, ku falënderoj CARITAS-in Zviceran për organizimin e eventit, që zyrtarisht lansuan dy projekte të reja të financiara nga Ministria e Zhvillimit Rajonal dhe Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim ( SDC).
Po ashtu Ministri z. Fikrim Damka theksoi që qëllimi kryesor i projektit YENI është të ndërmerren veprime klimatike dhe të përmirësohet mbrojtja e mjedisit në komunat e Kosovës përmes angazhimit aktiv të të rinjve. Ndërsa projekti MARDI synon të rrisë koordinimin ndërmjet akterëve të shumtë për t’i adresuar nevojat e të kthyerve ose të riatdhesuarve, si dhe për ta shfrytëzuar potencialin e pashfrytëzuar të diasporës që mund të kombinohet me investime dhe zhvillim ekonomik.
Në ceremoninë e lansimit të projekteve morën pjesë edhe akterë tjerrë institucional nga Ministria e Zhvillimit Rajonal zv.Sekretari i Përgjithëm z.Besim Kambearaj, nga Ministria e Punëve të Jashtme Zëvendësministrja z. Liza Gashi dhe nga Ministria e Punëve të Brendshme Këshilltari Politik z. Ferdinand Nikolla.
Në këtë ceremoni ekipet e i projekteve YENI dhe MARDI bënë prezantimet e tyre ku u prezantuan qëllimet dhe objektivat e këtyre dy projekteve.
Projektet YENI dhe MARDI përkrahen financiarisht nga Ministria e Zhvillimit Rajonal, Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), Principata e Lihtenshtajnit dhe Caritas Zviceran.