Republika e Kosovës

Ministria e Zhvillimit Rajonal

SQ EN SR
  • Ballina
  • Ministria
    • Vizioni dhe Misioni
    • Rreth Nesh
    • Ministri
    • Kabineti i Ministrit
    • Zëvendësministrat
    • Sekretari i Përgjithshëm
  • Organizimi
    • Departamenti për Planifikim dhe Koordinim të Zhvillimit Rajonal
    • Departamenti për Performancë dhe Analiza Rajonale
    • Departamenti për Integrime Evropiane dhe Koordinim të Politikave
    • Departamenti i Shërbimeve të Përgjithëshme
    • Divizioni i Auditimit të Brendshëm
    • Divizioni për Komunikim Publik
    • Divizioni i Prokurimit
    • Divizioni Ligjor
    • Divizioni për Buxhet dhe Financa
    • Njësia për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore
    • Organogrami
  • Politika dhe Strategjitë
    • Koncept dokumentet
    • Strategjitë
    • Analizat Socio-Ekonomike
    • Politikat zhvillimore
    • Planet vjetore
    • Raporte Vjetore / Periodike
    • Publikime
    • Programet Zhvillimore
    • Konferenca Ndërkombëtare për Zhvillim Rajonal 2022
    • Plani i Integritetit
  • Legjislacioni
    • Ligjet
    • Udhëzimet Administrative
    • Rregulloret
    • Vendimet
    • Udhëzuesit e brendshëm
    • Memorandumet
  • Rajonet Zhvillimore
    • Rajoni Zhvillimor Qendër
    • Rajoni Zhvillimor Veri
    • Rajoni Zhvillimor Perëndim
    • Rajoni Zhvillimor Jug
    • Rajoni Zhvillimor Juglindje
    • Rajoni Zhvillimor Lindje
    • Rajoni Zhvillimor Jugperëndim
  • Shpallje
    • Ftesa & Njoftime
    • Prokurimi publik
    • Thirrje për propozime
    • Vende pune
    • Pyetje / Përgjigje
  • Lajme
  • Kontakti

Ministria e Zhvillimit Rajonal (MZHR) realizon Konferencën e parë Ndërkombëtare të Zhvillimit Rajonal dy ditore në Republikën Kosovës “Sfidat dhe perspektiva e zhvillimit rajonal ”

Ministria e Zhvillimit Rajonal (MZHR) realizon Konferencën e parë Ndërkombëtare të Zhvillimit Rajonal dy ditore në Republikën Kosovës  “Sfidat dhe perspektiva e zhvillimit rajonal ”

25 mars 2022

SHARE
PRINT

Me datë 24 – 25 Mars 2022, Ministria e Zhvillimit Rajonal realizoi Konferencën e parë Ndërkombëtare të Zhvillimit Rajonal dy ditore në Republikën Kosovës  “Sfidat dhe perspektiva e zhvillimit rajonal në Ballkanin Perëndimor”.

Konferencën e hapi  Ministri i Ministrisë së Zhvillimit Rajonal  z. Fikrim Damka, i cili iu uroj mirëseardhjen gjithë pjesëmarrësve  në Konferencën  e parë Ndërkombëtare të Zhvillimit Rajonal e cila u mbajt në Prishtinë. Paraprakisht falënderoj  të gjithë të pranishmit, ku gjatë këtyre dy ditëve u diskutua bashkëpunimin i ardhshëm  në fushën e zhvillimit rajonal, avancimin e politikave socio-ekonomike të balancuara, shkëmbimin e përvojave lidhur me  praktikat dhe programet  në fushën e zhvillimit rajonal mundësitë për për pjesëmarrjen; programet trans nacionale dhe projektet e bashkëpunimit ndërkufitar mes shteteve. Ministri theksoj “Konferenca e Parë Ndërkombëtare e Zhvillimit Rajonal ne Prishtinë do të jetë një udhëkryq që të rrisë bashkëpunimin ndërmjet shteteve tona.  Gjithashtu kjo iniciativë synojmë që të vazhdojë viteve në vijim me homologët e vendeve pjesëmarrëse për të diskutuar të arriturat dhe dimensionet të ndryshme në fushën e zhvillimit rajonal”.

Konferenca vazhdoi me fjalë rasti nga z. Albin Kurti-Kryeministër i Republikës së Kosovës, z. Tomáš Szunyog - Udhëheqës i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë z. Goran Milevski, Ministër i Ministrisë për Vetëqeverisje Lokale në Maqedoninë e Veriut, z. Çetin Ali Dönmez – Zëvendësministër në Ministrinë e Industrisë dhe Teknologjisë, Republika e Turqisë, z. Grozdan Karadjov – Zëvendëskryeministër dhe Ministër i Ministrisë për Zhvillim Rajonal dhe Punë Publike në Republikën e Bullgarisë (fjalim online), z.Amir Zukic – Ministër i Ministrisë për Zhvillim, Ndërmarrësi dhe Zejtari, Federata e Bosnjës dhe Hercegovinës (fjalim online).

Dita e Parë e Konferencës filloj punimet me prezantimet, diskutimet dhe  bashkë bisedimet në  panelet nga shtetet pjesëmarrëse  duke filluar nga Republika e Kosovë, Republika e Bullgarisë, Maqedonia e Veriut, Republika Federale e Gjermanisë, Organizata SWG, Republika e Turqisë si dhe drejtoritë profesionale të cilat prezantuan programet, politikat dhe institucionet bartëse për zhvillimit rajonal.

Dita dytë e Konferencës vazhdoi punimet sipas agjendës me prezantimet, diskutimet dhe bashkë bisedimet e paneleve të shteteve pjesëmarrëse nga Republika e Kroacisë, Mali i Zi, Republika e Shqipërisë, Republika e Maqedonisë së Veriut, Republika e Turqisë Byroja për Zhvillim e Maqedonisë se Veriut, Fondi Shqiptar për Zhvillim si dhe Agjensioni për Zhvillim Rajonal-AZHR Perëndim.

Vlerë e shtuar e Konferencës ishin diskutimet profesionale që u zhvilluan në kuadër të 4 katër paneleve me pjesëmarrës profesionist të fushave ku ndanë përvoja, modele të  avancuara në fushën e zhvillimit rajonal, si dhe rol te shtuar këto panele morën përmes pjesëmarrjes dhe diskutimeve konstruktive të  rektorëve të Universitetit të Prishtinës, UBT-së, Universitetit të Shkencave të Aplikuara të Ferizajt, Kryetarët e komunave të Republikës së Kosovës  si dhe përfaqësues nga Ministritë e Linjës.

 

Në fund të Konferencës z. Besim Kamberaj – zv.Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Zhvillimit Rajonal  prezantoi  konkluzionet përfundimtare të dala nga Konferenca Ndërkombëtare për Zhvillimin Rajonal dhe punimeve të ICRD 2022.

Ministri i MZHR-së z. Fikrim Damka përmbylli Konferencën e parë Ndërkombëtare të Zhvillimit Rajonal dy ditore në Republikën Kosovës, me fjalimin përmbyllës:

“Më lejoni të ju falënderoj për pjesëmarrjen dhe kontributin e juaj në Konferencën  e parë Ndërkombëtare të Zhvillimit Rajonal në Kosovë. Dje dhe sot  patëm mundësinë të diskutojmë bashkëpunimin e ardhshëm  në fushën e zhvillimit rajonal, avancimin e politikave socio-ekonomike të balancuara, shkëmbimin e përvojave lidhur me  praktikat dhe programet  në fushën e zhvillimit rajonal. Bashkëpunimi gjithmonë hapë rrugë për ide dhe iniciativa të reja, edhe nga kjo konferencë besoj se vendet tona do të inicojnë marrëveshje bashkëpunimi, projekt ide të përbashkëta e shkëmbim te përvojave.

Shpresoj që me kolegët e mi homolog nga vendet pjesëmarrëse e më gjerë të vazhdojmë me këtë iniciativë për avancim të zhvillimit rajonal’’.

Lajme të tjera

Ministri Damka viziton Komunën e Ferizajt Ministri Damka viziton Stacionin e Autobusëve në Mitrovicë Ministri Damka viziton Komunën e Gjakovës Ministri Damka viziton Komunën e Podujevës

Ministria

  • Organizimi
  • Politika dhe Strategjitë
  • Shpallje
  • Lajme
  • Kontakti

Shpalljet

  • Ftesa & Njoftime
  • Prokurimi publik
  • Vende pune

Vegzat

  • Flamuri i Republikës së Kosovës
  • Kushtetuta e Republikës së Kosovës
  • Presidenti i Republikës së Kosovës
  • Kuvendi i Republikës së Kosovës

Adresa

  • Kati: X Ndërtesa ish Rilindja, Prishtinë
  • Tel: +383(0)38 200 64 526
  • arta.maloku@rks-gov.net
  • mzhr.rks-gov.net

© 2025 MZHR | Ministria e Zhvillimit Rajonal

logo