Më datë 24 Mars 2022, Ministri z. Fikrim Damka ka mbajtur takim bilateral me z. Goran Milevski – Ministër i Ministrisë së Vetëqeverisjes Lokale në Republikën e Maqedonisë së Veriut, takimi u realizua gjatë punimeve të Konferencës së parë Ndërkombëtare të Zhvillimit Rajonal në Republikën Kosovës “Sfidat dhe perspektiva e zhvillimit rajonal në Ballkanin Perëndimor”, të organizuar nga Ministria e Zhvillimit Rajonal.
Takimi kishte për qëllim diskutimin e bashkëpunimit në mes të dy ministrive të linjës si dhe zbatimin e marrëveshjes së nënshkruar në mes dy ministrive.