Znj. Refike Sulçevsi, Drejtoreshë e Departamentit për Koordinim të Politikave dhe Integrime Evropiane në MZHR, me stafin e vet u takuan me Sekretarin e Odes Kosovare Turke z.Enis Muzbeg me datë 01.04.2022.
Në takimin e mbajtur sot midis MZHR-së dhe Odes Kosovare Turke u potencuan mundësitë e bashkëpunimit në të ardhmen për programet e MZHR-së me theks të veçantë programet e përkrahjes së bizneseve : 1. Pjesëmarrja e ndonjë biznesi kosovar ne Panairet e promovimit të bizneseve që organizohen në Turqi, si dhe 2. Organizimin e një programi MZHR ODA turke e Kosovës për praktikë në punë.
Vlen të theksohet se kjo iniciativë do të vazhdoj gjatë vitit 2022 në takimin e radhës që do të zhvillohet midis dyja palëve, me mundësi për rrjetëzim aktivitetesh në të ardhmen.