Ministria e Zhvillimit Rajonal e udhëhequr nga Ministri z.Fikrim Damka , sot 07 Prill 2022 ka nënshkruar marrëveshjen e mirëkuptimit me komunën përfituese të Kamenicës në kuadër të Programit për Zhvillim Rajonal PZHR 2022 për projekte të investimeve kapitale.
Ministri i Ministrisë së Zhvillimit Rajonal z.Fikrim Damka përgëzoj komunën përfituese dhe i uroj suksese në zbatimin e projektit të përbashkët:
- Parku Teknologjik
Kryetari i komunës së Kamenicës z. Kadri Rahimaj ka falënderuar Ministrin e Zhvillimit Rajonal për përkrahjen dhe u zotua se do ta realizojë projektin me përkushtim me qëllim të përmirësimit të cilësisë së shërbimeve ndaj qytetarëve.