Ministria e Zhvillimit Rajonal e udhëhequr nga Ministri z.Fikrim Damka, sot 07 Prill 2022 ka nënshkruar marrëveshjen e mirëkuptimit me komunën përfituese të Zubin Potokit në kuadër të Programit për Zhvillim Rajonal PZHR 2022 për projekte të investimeve kapitale.
Ministri i Ministrisë së Zhvillimit Rajonal z.Fikrim Damka përgëzoj komunën përfituese dhe i uroj suksese në zbatimin e projektit të përbashkët:
- Rregullimi i sheshit në qendër të Zubin Potokit
Nënkryetarja e komunës së Zubin Potokit znj.Latinka Utvic ka falënderuar Ministrin e Zhvillimit Rajonal për përkrahjen dhe u zotua se do ta realizojë projektin me përkushtim me qëllim të përmirësimit të cilësisë së shërbimeve ndaj qytetarëve.