Ministria e Zhvillimit Rajonal (MZHR), UNICEF dhe Kosovo GenU, Rrjeti CSR sot me dt.19.04.2022 organizuan sesionin informues me bizneset përfituese nga MZHR për aplikim në Programin për Punë Praktike. Vlen të theksohet se ky sesion informues organizohet nga Ministria e Zhvillimit Rajonal në bashkëpunim me zyrën e UNICEF-it në Kosovë.
Qëllimi i mbajtjes së këtij info-sesioni ishte ofrimi i informacioneve rreth mundësisë për aplikim nga dt. 19 Prill 2022 deri me dt. 1 Maj 2022 që ofron zyra e UNICEF-it në Kosovë, përmes programit praktikë në punë, i cili ka për qëllim të ju ofrojë bizneseve praktikantë me pagesë të financuara nga UNICEF-i në partneritet me bizneset përfituese nga MZHR.
Znj, Refike Sylçevsi Drejtoresh e DIEKP-së në fjalën hyrëse, vlerësoi lartë prezencën e partnerëve: Organizatën UNICEF dhe Rrjetin CSR, në këtë ceremoni dhe përkrahjen që këto organizata në bashkëpunim me MZHR, po u’a mundësojnë praktikantëve aplikimin për angazhim për tre (3) muaj në bizneset të cilët kanë përfituar nga skemat e granteve që MZHR ka lansuar ndër vite. Po ashtu, fjalën e morri edhe z. Arbnor Sadiku, Udhëheqës i Divizionit për Integrime Evropiane, i cili shtoi se qëllimi i mbajtjes së këtij info-sesioni ishte ofrimi i informacioneve rreth mundësisë për të rinjtë nga mosha 16 deri në 24 vjeç për aplikim në muajt në vazhdim që ofron zyra e UNICEF-it në Kosovë, përmes programit praktikë në punë.
Gjithashtu, me një fjalë rasti, të pranishme i’u drejtuan edhe znj, Hane Ilazi nga Unicef e cila e prezantoi edhe platformën online për aplikim në programin praktikë në punë me pagesë, po ashtu, edhe znj. Gëzime Hasani, Koordinatore e Kosovo GenU, Rrjeti CSR, e cila i’u uroi suksese bizneseve në aplikimin dhe marrjen e praktikanteve në punë, si dhe falënderoj MZHR-në dhe UNICEF-in për bashkëpunimin në programin për punë praktike “Kosovo Generation Unlimited”.
Në këtë sesion informues morën pjesë: Drejtoresha e Departamentit për Koordinim të Politikave dhe Integrimeve Evropiane - znj. Refike Sylçevsi, z. Arbnor Sadiku, Udhëheqës i Divizionit për Integrime Evropiane, znj, Hane Ilazi nga zyra e Unicefit në Kosovë, si dhe znj. Gëzime Hasani, Koordinatore e Kosovo GenU, Rrjeti CSR, si dhe bizneset përfituese nga MZHR.