Ministri i Zhvillimit Rajonal z. Fikrim Damka, më datë 28 Prill 2022 realizoi takim me të ngarkuarin me punë në Ambasadën Japoneze në Kosovë z. Keisuke Yamanaka.
Gjatë takimit u diskutua për aktivitetet e Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, projektet dhe programet, investimet kapitale, përkrahja e bizneseve dhe shoqërisë civile si dhe proceset e avancimit të politikave strategjike që ka implementuar Ministria e Zhvillimit Rajonal. Gjithashtu, u shkëmbyen mendime për marrëdhëniet shumë të mira në mes dy vendeve dhe për fushat në të cilat synojmë t’i forcojmë ato në funksion të avancimit socio – ekonomik rajonal të balancuar në Kosovë.
z. Keisuke Yamanaka, i ngarkuar me punë në Ambasadën Japoneze në Kosovë falënderoi ministrin z.Damka për mikpritjen dhe shkëmbimin e informacioneve dhe deklaroi se është e gatshëm që të ofrojë mbështetje dhe bashkëpunim në forcimin e mëtutjeshëm të raporteve në mes të dy shteteve, përfshirë këtu edhe bashkëpunimin socio – ekonomik.
Ministri z. Damka falënderoi z. Yamanaka për vizitën dhe shprehi mirënjohjen për investimet japoneze në Kosovë ndër vite, të cilat kanë ndihmuar zhvillimin në vendin tone, tutje ministri shtoi që do të vazhdojë të angazhohet në thellimin e raporteve bilaterale me ambasadat e huaja për të shtyrë përpara projekte e rëndësishme për qytetarët e Republikë