Sot më datë 01 Maj 2022, Zëvendësministri i Ministrisë së Zhvillimit Rajonal z.Agon Dobruna mori pjesë në përurimin e Projektit “Ndërtimi i tregut ditor në fshatin Ratkoc” në Rahovec .
Zëvendësministri z.Dobruna dhe kryetari komunës së Rahovecit z.Smajl Latifi përuruan përfundimin e punimeve të Ndërtimi të tregut ditor në fshatin Ratkoc, Projekt ky i ndërtuar në bashkëfinancim në mes MZHR-së dhe Komunës së Rahovecit nga Programi për Zhvillim Rajonal (PZHR).
Ministria e Zhvillimit Rajonal është e përkushtuar të mbështes projekte të ngjashme dhe të reja kapitale të ideuara nga Komunat, projekte këto që do të ndikojnë në rregullimin e infrastrukturës, krijim të një ambienti më të mirë për të gjithë dhe zhvillimit socio-ekonomik në përgjithësi.