Sot më datë 17.05.2022, Zëvendësministri i Ministrisë së Zhvillimit Rajonal z.Agon Dobruna së bashku me znj.Arta Maloku- Udhëheqëse e DKP-së morën pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes së bashkëpunimit në mes Caritasi Zviceran dhe Komunës së Podujevës për projektin “Ndikimi i rinisë në mjedis- në kuadër projektit YENI”.
Caritas Zviceran dhe Komuna e Podujevës nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi tre (3) vjeçare në përputhje me prioritetet e Ministrisë së Zhvillimit Rajonal dhe Caritas Zvicer në fushat e mbrojtjes së mjedisit.
Ky projekt ka për qëllim që të përmirësoj veprimin klimatik dhe mbrojtjen e mjedisit, kuadër të kësaj marrëveshje aktivitetet do të realizohen në shkollat e mesme të komunës së Vitisë, aktivitete këto priten që të përmirësojnë veprimin klimatik dhe mbrojtjen e mjedisit.
Të pranishmit në këtë takim vlerësuan lartë këtë marrëveshje bashkëpunimit dhe implementimin e tij në komunën e Podujevës
Projekti YENI bashke financohet nga Ministria e Zhvillimit Rajonal të Kosovës dhe Caritas Zvicër dhe do të mbulojë periudhën deri në fund të vitit 2024.