Më datë 23.05.2022, MZHR e përfaqësuar nga znj. Refike Sulçevsi – Drejtoresh e Departamentit për Integrimeve Evropiane dhe Koordinim të Politikave si dhe z. Xhevat Sefaj Zyrtar për Integrime Evropiane kanë mare pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes së bashkëpunimit në mes Caritasit Zviceran dhe Komunës së Vushtrrisë për projektin ““Veprimi i Komunave për Ri-integrim dhe Diasporë (MARDI)”.
Caritas Zviceran dhe Komuna e Vushtrrisë nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi tre (3) vjeçare në përputhje me prioritetet e Ministrisë së Zhvillimit Rajonal dhe Caritasit Zviceran në ri-integrim të Diasporës kosovare, në Kosovë.
Projekti MARDI bashkë financohet nga Ministria e Zhvillimit Rajonal dhe Caritasi Zviceran dhe do të mbulojë periudhën deri në fund të vitit 2024.