Më datë 25.05.2022, MZHR i përfaqësuar nga z. Arbnor Sadiku – Udhëheqës i Divizionit për Integrimeve Evropiane mori pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes së bashkëpunimit në mes Caritasit Zviceran dhe Komunës së Istogut për projektin ““Veprimi i Komunave për Ri-integrim dhe Diasporë (MARDI)”.
Caritas Zviceran dhe Komuna e Istogut nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi tre (3) vjeçare në përputhje me prioritetet e Ministrisë së Zhvillimit Rajonal dhe Caritasit Zviceran në ri-integrim të Diasporës kosovare, në Kosovë.
Projekti MARDI bashkë financohet nga Ministria e Zhvillimit Rajonal dhe Caritasi Zviceran dhe do të mbulojë periudhën deri në fund të vitit 2024.