Sot më datë 02 Qershor 2022, z.Besim Kamberaj-zv.Sekretar i Përgjithshëm i MZHR-së mori pjesë në panelin e dyte në Konferencën e organizuar nga KSDW “ Java e Zhvillimit të Qëndrueshëm të Kosovës”, me temë" Zhvillimi i balancuar rajonal në Kosovë"
Paneli ishte i përberë nga z.Besim Kamberaj, z.Bali Muharremi –Kryetar I komunës së Suharekës, znj.Leonora Kusari- menaxhere në BERZH , z.Sokol Luta – Drejtor I AZHR- Perëndim dhe znj.Arta Maloku – Udhëheqëse e DKP-së në Ministrinë e Zhvillimit Rajonal (moderatore e panelit) .
Paneli vazhdoi diskutimet dhe bashkë bisedimet kryesisht të temat qe kanë të bëjnë me Zhvillimin Rajonal të Balancuar në Kosovë, konkretisht Zhvillimin e politikave për zhvillim të balancuar rajonal dhe koordinimin e procesit institucional, Programet e Zhvillimit Rajonal dhe si ato adresojnë nevojën e rajoneve të pazhvilluara, brendimi rajonal bazë të mirë për zhvillimin e truizmit si dhe shfrytëzimi i fondeve të BE-së për zhvillimin rajonal dhe bashkëpunimin territorial.
Vlerë e shtuar e këtij diskutimi ishte bashkëbisedimi në mes penalistëve dhe të pranishmit në Konference ku ndanë përvoja, modele dhe ide në avancimin e fushës së zhvillimit rajonal.
Procesi i avancimit të zhvillimit rajonal vazhdon të mbetet njëra ndër çështjet me interes të veçantë për vendet e rajonit, si mundësi e bashkëpunimit në zhvillim ekonomik dhe përafrim në proceset integruese në Bashkimin Evropian.