Ministri i Ministrisë së Zhvillimit Rajonal z.Fikrim Damka, sot më datë 20.06.2022 ka marr pjesë në mbledhjen e dy qeverive: Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Shqipërisë.
Në mbledhjen e dy qeverive, u nënshkruan disa marrëveshje me rëndësi ndër-shtetërore, të cilat kanë impakt edhe në fushën e zhvillimit rajonal që do të rrisin bashkëpunimin në shumë fusha si, shëndetësi, arsim, energji, dogana, bujqësisë, gjendjes civile, mbrojtjes, infrastrukturës, etj.
Në mbledhje e tetë e dy qeverive u nënshkruan 13 marrëveshje ndërqeveritare dhe 8 marrëveshje ndërmjet institucioneve.
Me këtë rast Ministri z.Damka, pati takime me përfaqësues institucional të Republikës së Shqipërisë, me qëllim të krijimit të bashkëpunimit në fushën e zhvillimit rajonal.