Me dt. 23.06.2022 u mbajt takimi i rregullt për vitin 2022 i Komitetit të Auditimit të Brendshëm (KAB) i Ministrisë së Zhvillimit Rajonal (MZHR).
Takimin e drejtoi Kryesuesi i Komitetit të Auditimit të Brendshëm në MZHR z. Xhevat Sefaj.
Qëllimi i këtij takimi ishte shqyrtimi i Raportit tre mujor për vitin 2022 të Auditimit të Brendshëm për autitimin në Divizionin e Prokurimit; Shqyrtimi i Raportit vjetor me Rekomandimeve të ZKA-së për vitin 2021 për MZHR.
Udhëheqësja e Divizionit të Auditimit të Brendshëm në MZHR znj. Sabajete Kabashi prezantoi Raportin tre mujor (3) për vitin 2022 të auditimit në Divizionin e Prokurimit, në bazë të prezantimit të raportit dhe shqyrtimit nga komiteti nuk është dhënë ndonjë rekomandim për Divizionin e Prokurimit;
U shqyrtua raporti vjetor i Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2021, raporti zyrtar i ZKA-së nuk ka dhënë ndonjë rekomandim në raportin për vitin 2021 për MZHR, si konkluzion nga ky takim doli së MZHR mos të relaksohet, po ta vazhdoj punën kështu në mënyre që edhe vitin tjetër qoftë auditori i brendshëm por edhe auditori i jashtëm mos ta identifikoj ndonjë lëshim nga MZHR.
Ministri i MZHR-së z.Fikrim Damka dhe zv.Sekretari i Përgjithshëm z. Besim Kamberaj shprehen gatishmërinë e tyre për bashkëpunim me KAB-në dhe DAB-në.
Në takim morën pjesë: Fikrim Damka-Ministër i MZHR-së, Besim Kamberaj- zv. Sekretar i Përgjithshëm i MZHR-së, Sabajete Kabashi- Udhëheqëse e Divizionit të Auditimit të Brendshëm, Xhevat Sefaj- Kryesueses i Komitetit të Auditimit të Brendshëm, Zejnullah Gylderen- Anëtar i KAB dhe Shaqir Haliti- Anëtar i KAB.