Në emër të Ministrisë së Zhvillimit Rajonal si dhe në emrin tim personal, gëzuar festën e Kurban Bajramit për të gjithë besimtarët e besimit islam.
”Uroj që përherë të mbretërojë gëzimi, paqja dhe harmonia në mesin tonë. Kosova dhe qytetarët e saj krenohen me tolerancën ndërfetare dhe gatishmërinë për solidaritet dhe zemërgjerësi.
Urime festa e Kurban Bajramit, mëshira dhe begatia qofshin me ju dhe familjet tuaja!