Përfaqësuesja e Ministrisë së Zhvillimit Rajonal znj.Arta Maloku - Udhëheqëse e DKP -së po merr pjesë në punëtorinë dy ditore, të organizuar nga New Social Initiative (Iniciativa e Re Sociale) në bashkëpunim me Zyrën e Komisionerit për Gjuhët në Zyren e Kryeministrit dhe Qendrën për Iniciativa Sociale në kuadër të projektit "ThuajDiçka".
Qëllimi i kësaj punëtorie është "Përdorimi i mjeteve dhe mekanizmave për të reaguar ndaj shkeljeve të të drejtave të gjuhës dhe zhvillimi i platformës për mësimin e gjuhëve në institucione".