Ministri i Zhvillimit Rajonal z.Fikrim Damka se bashku me Rektorin e Universitetit të Prishtinës ‘HASAN PRISHTINA’ Prof. Dr. Naser Sahiti, sot me datë 19 Korrik 2022 nënshkruan Marrëveshjen e Bashkëpunimit me qëllim të krijimit, zhvillimit dhe forcimit të bashkëpunimit dypalësh në fushën e avancimit të zhvillimit rajonal.
Gjithashtu ky Memorandum i Bashkëpunimit synon promovimin e një rritje të balancuar socio-ekonomike rajonale në Kosovë në përputhje me prioritet e MZHR-së dhe Universitetit të Prishtinës.
Palët gjithashtu u dakorduan për të koordinuar aktivitetet në lidhje me zbatimin e projekteve për zhvillimin rajonal, në trajnime, grupe punuese, hulumtime, seminare, punëtori dhe vizita të përbashkëta studimore në fushat e bashkëpunimit bazuar në këtë Memorandumi të Bashkëpunimit.