Sot më datë 04.08.2022, z.Ylber Çitaku – zv.Drejtor në Departamentin për Zhvillim Rajonal në MZHR mori pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes së bashkëpunimit në mes Caritasi Zviceran dhe Komunës së Rahovecit për projektin “Ndikimi i rinisë në mjedis- në kuadër projektit YENI”.
Caritas Zviceran dhe Komuna e Rahovecit nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi tre (3) vjeçare në përputhje me prioritetet e Ministrisë së Zhvillimit Rajonal dhe Caritas Zviceran në fushat e mbrojtjes së mjedisit.
Ky projekt ka për qëllim që të përmirësoj veprimin klimatik dhe mbrojtjen e mjedisit, në kuadër të kësaj marrëveshje aktivitetet do të realizohen në shkollat e mesme të komunës së Rahovecit, këto aktivitete pritet që të përmirësojnë veprimin klimatik dhe mbrojtjen e mjedisit.
Të pranishmit në këtë takim vlerësuan lartë këtë marrëveshje bashkëpunimi dhe u zotuan se do të punohet me përkushtim në implementimin e këti Projekti në të tri shkollat e përzgjedhura të Komunës së Rahovecit.
Projekti YENI bashke financohet nga Ministria e Zhvillimit Rajonal të Kosovës dhe Caritas Zviceran dhe do të mbulojë periudhën deri në fund të vitit 2024.