Sot më datë 09.08.2022, z.Ylber Çitaku – zv.Drejtor në Departamentin për Zhvillim Rajonal në MZHR mori pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes së bashkëpunimit në mes CARITAS-it Zviceran dhe Komunës së Ferizajt për projektin “Ndikimi i rinisë në mjedis- në kuadër projektit YENI”.
CARITAS-i Zviceran dhe Komuna e Ferizajt nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi tre (3) vjeçare në përputhje me prioritetet e Ministrisë së Zhvillimit Rajonal dhe CARITAS-it Zviceran në fushat e mbrojtjes së mjedisit.
Ky projekt ka për qëllim që të përmirësoj veprimin klimatik dhe mbrojtjen e mjedisit, në kuadër të kësaj marrëveshje aktivitetet do të realizohen në Shkollat e Mesme të Larta të komunës së Ferizajt, këto aktivitete pritet që të përmirësojnë veprimin klimatik dhe mbrojtjen e mjedisit.
Të pranishmit në këtë takim vlerësuan lartë këtë marrëveshje bashkëpunimi dhe u zotuan se do të punohet me përkushtim në implementimin e këti Projekti në pesë (5) Shkolla të Mesme të Larta (SHML) të Komunës së Ferizajt.
Projekti YENI bashkë financohet nga Ministria e Zhvillimit Rajonal e Kosovës dhe CARITAS-i Zviceran dhe do të mbulojë periudhën deri në fund të vitit 2024.