Sot më datë 11.08.2022, në ambijentet e Ministrisë së Zhvillimit Rajonal u nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit në mes CARITAS-it Zviceran dhe Komunës së Pejës, për Projektin “Ndikimi i rinisë në mjedis-YENI”
CARITAS-i Zviceran dhe Komuna e Pejës nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi tre (3) vjeçare në përputhje me prioritetet e Ministrisë së Zhvillimit Rajonal dhe CARITAS-it Zviceran në fushat e mbrojtjes së mjedisit.
Ky projekt ka për qëllim që të përmirësoj veprimin klimatik dhe mbrojtjen e mjedisit, në kuadër të kësaj marrëveshje aktivitetet do të realizohen në 6 Shkolla të Mesme të Larta të komunës së Pejës, këto aktivitete pritet që të përmirësojnë veprimin klimatik dhe mbrojtjen e mjedisit.
Marrëveshja u nënshkru nga kryetari i Komunës së Pejes z.Gazmend Muhaxheri dhe z.Kreshnik Basha Menagjer i Programit, në kët ceremoni prezent ishin edhe Sekretari i Përgjithshëm i MZHR-së z.Besim Kamberaj, Ergyn Bunjaku këshiltar i lartë i Ministrit të MZHR-së si dhe përfaqësues tjerë nga Caritasi Zviceran, kabineti i kryetarit të Pejës dhe zyrtar të MZHR-së.
Të pranishmit në këtë takim vlerësuan lartë këtë marrëveshje bashkëpunimi dhe u zotuan se do të punohet me përkushtim në implementimin e këti Projekti në gjashtë (6) Shkolla të Mesme të Larta (SHML) të Komunës së Pejës.
Projekti YENI bashkë financohet nga Ministria e Zhvillimit Rajonal e Kosovës dhe CARITAS-i Zviceran dhe do të mbulojë periudhën deri në fund të vitit 2024.