Zv.Ministri I MZHR-së z.Agon Dobruna me zyrtarët e MZHR-së dhe me delegacionin nga Turqia më datë 21.09.2022 vizituan Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina” ku u pritën nga Rektori prof.Dr. Naser Sahiti, si dhe nga prorektorët.
Rektori njoftoj të pranishimit me punën dhe planet e Universitetit si dhe shperhi gatishërinë për bashkëpunim. Në takim u diskutua për Paqet shkencore, qendrat e inovacionit dhe parqet teknologjike si iniciativa të reja prej të cilave Univeristeti i Prishtinës mund të përfitoj nga pratikat e mira në Turqi.
Zv.Ministri Dobruna shprehi gatishmërinë e MZHR-së për të përkrahu Universitetin e Prishtinës drejt një marrëveshje me institucionet përkatëse në Turqi për të përfituar nga këto qendra.
Delegacioni nga Turqia ishte në përbërje Z. Muhammet Bilal MACİT, Menaxher i Përgjithshëm i Stimujve për Kërkim dhe Zhvillim; Z. Coşkun ÇEKİCİLER, Zëvendës Drejtor i Përgjithshëm i Kërkimit dhe Zhvillimit; Z. Mustafa IŞIK, Zëvendës Menaxher i Përgjithshëm i Agjencive Zhvillimore; Z. Mehmet Ali OKUR, Drejtor i Përgjithshëm i Tübitak - Zona e Zhvillimit të Teknologjisë Technopark Qendra Kërkimore Marmara; Z. Faruk İNALTEKİN, Drejtor i Përgjithshëm i Zonës së Zhvillimit të Teknologjisë në Ankara (Bilkent Cyberpark). Gjithashtu nga MZHR ishte zv.Sekretari I përgjithshëm z.Besim Kamberaj, Këshilltari I lartë I Ministrit z.Ergin Bunjaku dhe Muaz Kazazi si dhe Zv.Drejtori I DZHR-së z.Ylber Çitaku.